Osmani i uron ditëlindjen e 80-të presidentit Joe Biden

Osmani i uron ditëlindjen e 80-të presidentit Joe Biden

Aktuale November 20, 2022 - 13:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e SHBA-së, Joe Biden për ditëlindjen e 80-të.

Ajo e ka uruar Bidenin në emër të popullit të Kosovës, duke e falënderuar për angazhimin në mbrojtje të vlerave të përbashkëta, shkruan Zeri.info.

“Urimet më të përzemërta për presidenin Joe Biden në ditëlindjen e tij të 80-të, nga gjithë populli i Kosovës. Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri