Veljkoviq: Do të veproj i pavarur në Kuvendin e Kosovës
Aktuale
November 20, 2022 - 12:37
Deputeti Cvetko Veljkoviq ka konfirmuar se në të ardhmen do të veprojë i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Cvetkoviq nuk ka dashur të thotë pse e ka marrë këtë vendim, por thekson se qëllimi i veprimit të tij parlamentar “do të jenë interesat serbe në Kosovë dhe interesat e shtetit të Serbisë”.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Cvetko Veljkoviq ishte kandidat i listës së GI SPO së bashku me Nenad Rashiqin dhe Rado Trajkoviqin. Rashiq nuk iu përgjigj thirrjes dhe pyetjes sonë për të komentuar vendimin e Veljkoviqit për të vepruar në mënyrë të pavarur në Kuvendin e Kosovës./rtk