Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati Ereniku [video]

Vërshime në Junik, rrezikon të dalë nga shtrati Ereniku [video]

Aktuale November 20, 2022 - 12:21

Shumë komuna të Kosovës po përballen me vërshime të shumta, për këtë nënkryetari i Junikut, Besart Tofaj u bëri thirrje qytetarëve të Junikut të kenë kujdes të shtuar.

Ai ka bërë të ditur se nga reshjet e dendura është rritur niveli i ujit në Lumin Erenik dhe rrezikon të dalë nga shtrati, raporton Zeri.info.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfiksat (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdoj edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, shkroi ai. /Zëri