Vuçiqi konfirmon takimin e nesërm me Kurtin: S’jam optimist

Vuçiqi konfirmon takimin e nesërm me Kurtin: S’jam optimist

Aktuale November 20, 2022 - 10:41

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

"Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë", tha Vuçiq më 20 nëntor për televizionin Prva.

Vuçiq ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë.

"... duhet ta formoni Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe, duhet ta anuloni vendimin për targa", tha Vuçiq.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parashe gjobë prej 150 euro./rel