Fushë-Kosova mbetet pa ujë të pijshëm, shkak trubullirat nga reshjet

Fushë-Kosova mbetet pa ujë të pijshëm, shkak trubullirat nga reshjet

Aktuale November 20, 2022 - 09:24

Kompania Regjonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike dhe trubullirës së ujit është e pamundur trajtimi i ujit në Shkabaj.

Sipas këtij njoftimi, Fushë-Kosova do të mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 deri në përmirësimin e situatës me trubullirë.

“Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më të lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale”, thuhet ndër të tjera. /Zëri