Moti për sot

Moti për sot

Aktuale November 20, 2022 - 08:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj kryesisht mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja dje po ashtu ka paralajmëruar për rrezikun nga vërshimet në disa komuna, pasi reshjet intensive kanë filluar që nga dje e do të vazhdojnë deri të hënën. /Zëri