Mehaj takohet me senatorët amerikanë, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Mehaj takohet me senatorët amerikanë, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale November 19, 2022 - 22:54

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me senatorin, Jeanne Shaheen, Kirsten Gillibrand dhe Mike Rounds.

Ai bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ku Mehaj i njoftoi senatorët për të arriturat e Kosovës në shumë fusha, raporton Zeri.info.

Mehaj ndër të tjera ka theksuar se Kosova është e angazhuar që ta ruaj paqen dhe stabilitetin, senatorët u njoftuan po ashtu edhe për buxhetin që Kosova ka ndarë për ushtrinë.

“Strehimi, sigurimi i transportit për refugjatët afganë, gatishmëria jonë për të strehuar refugjatë ukrainas, dhe për të trajnuar ushtarakët ukrainas në fushën e deminimit dhe kërkim-shpëtimit si dhe gatishmëria e FSK-së për të marrë pjesë në çdo mision tjetër të NATO-s, ishin disa nga çështjet të cilat u vlerësuan nga ana e senatorëve si hapa të rëndësishëm të një shteti që përqafon vlerat evropiane dhe aspiron anëtarësimin në NATO dhe BE”, shkroi Mehaj. /Zëri