Mehaj takohet me homologen kanadeze, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mehaj takohet me homologen kanadeze, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale November 19, 2022 - 18:24

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj është pritur në takim nga homologia e tij kanadeze, Anita Anand

Mehaj e njoftoi Anadin për të arriturat e Ushtrisë e Republikës së Kosovës, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, e sidomos bashkëpunimin sa i përket misioneve të përbashkëta ushtarake, me ç'rast

“Ministri Mehaj shprehu gatishmërinë tonë për t'i ofruar ndihmë popullit ukrainas me kapacitetet e FSK-së, përmes trajnimeve për kërkim-shpëtim dhe deminimit”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj temë tjetër ishte edhe rëndësia që Republika e Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane. /Zëri