Krasniqi pritet në Këshillin Atlantik, flet për sfidat me të cilat përballet Kosova

Krasniqi pritet në Këshillin Atlantik, flet për sfidat me të cilat përballet Kosova

Aktuale November 19, 2022 - 17:49

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot është mirëpritur në selinë e Këshillit Atlantik, ku është takuar me drejtorin e Qendreës Evropiane, Jörn Fleck dhe zyrtarë të tjerë të këtij këshilli.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë me të cilat përballet Kosovës, raporton Zeri.info.

Krasniqi në këtë takim ka shprehur qëndrimin dhe synimin e paalternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB.

“Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues!”, shkroi ai. /Zëri