Krasniqi në Washington takon drejtorin për Ballkanin, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Krasniqi në Washington takon drejtorin për Ballkanin, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale November 19, 2022 - 16:50

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij në SHBA, sot është takuar me Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).

Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për zhvillimet në Kosovë, raporton Zeri.info.

“Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, shkroi ai.

Ndër të tjera Krasniqi shkroi se s’ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar për më shumë se dy dekada Kosovës.

“Mbi këtë akt të një partneriteti të besueshëm dhe themelor, ne mbesim thellësisht të përkushtuar që ta ruajmë e ta fuqizojmë këtë raport strategjik edhe në të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri