Kuvendi jep sqarim: Deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” nuk marrin pagë kalimtare
Foto: Laura Hasani

Kuvendi jep sqarim: Deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” nuk marrin pagë kalimtare

Aktuale November 19, 2022 - 11:25

Kuvendi i Kosovës ka dalë me sqarim pas raportimeve se deputetët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje do të vazhdojnë të paguhen për 12 muaj.

Kuvendi përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka bërë me dije se kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.

Sipas njoftimit, thuhet se e drejta për pagë kalimtare gëzohet vetëm kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, raporton Zeri.info.

“Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim: Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj. Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në njoftim. /Zëri