Osmani takon presidentin e Tunizisë në kuadër të hapjes së punimeve të Samitit të Frankofonisë

Osmani takon presidentin e Tunizisë në kuadër të hapjes së punimeve të Samitit të Frankofonisë

Aktuale November 19, 2022 - 11:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj në Tunizi, Kais Saied.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sipas saj, takimi u bë në kuadër të hapjes së punimeve të Samitit të Frankofonisë, raporton Zeri.info.

“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani. /Zëri