Imami Labinot Maliqi takohet me ushtarët amerikanë të KFOR-it: Shtëpia mbahet me miq

Imami Labinot Maliqi takohet me ushtarët amerikanë të KFOR-it: Shtëpia mbahet me miq

Aktuale November 18, 2022 - 23:23

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar se ka mirëpritur disa ushtarë amerikanë të KFOR-it, Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel.

Maliqi ndër të tjera u shpreh se “Vërtetë shtëpia mbahet me miq, dhe Republika e Kosovës nuk ka mik, partnerë dhe aleatë më të mirë e më të sinqert sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj të cilëve jemi përherë falënderues për kontributin e tyre të vazhdueshëm”.

Këtë xhami e vizitoi edhe ish-basketbollisti Granit Rugova njëherit edhe drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës.

Rugova i dhuroi Maliqit një fanellë të Prishtinës. /Zëri