Departamenti i Shtetit shpreson në një marrëveshje Kosovë-Serbi ditëve në vijim

Departamenti i Shtetit shpreson në një marrëveshje Kosovë-Serbi ditëve në vijim

Aktuale November 18, 2022 - 23:04

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”.BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.

“Shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e një përfaqësuesi special të Bashkimit Evropian. Ne po i mbështesim në mënyrë aktive ato përpjekje”, ka thënë Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës.