Vëllai i Donjeta Pajazitajt reagon pas vendimit të Apelit për Naser Pajazitajn

Vëllai i Donjeta Pajazitajt reagon pas vendimit të Apelit për Naser Pajazitajn

Aktuale November 18, 2022 - 19:34

Sot, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes mori vendim që nga burgimi i përjetshëm t’ia ulë dënimin në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe vëllai i Donjetës, Shkëlqim Pajazitaj, i cili i ka quajtur gjyqtarët e këtij rasti si “të pandershëm”, shkruan Zeri.info.

“Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë të pandershëm e të pamoralshëm. Qofsh e mallkuar drejtësia e Kosovës”, shkroi ai.

Kujtojmë se sipas aktakuzës më datë 9 nëntor 2015 në bjeshtët e Strellcit, komuna e De­çanit, i pandehuri me dashje dhe me armë ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj. /Zëri