Parashikimi i motit për fundjavë
Aktuale
November 18, 2022 - 18:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas IHMK-së, të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Zëri