Abdixhiku në “Heritage Foundation” diskuton për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Aktuale
November 18, 2022 - 17:53
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke qëndruar për vizitë në SHBA, kurse sot është pritur nga zëvendëspresidenti i “Heritage Foundation”, James Carafano.
Bëhet e ditur se në këtë takim u shtruan pikëpamjet për zhvillimet politike në Kosovë, shkruan Zeri.info.
Abdixhiku dhe Carafano po ashtu me theks të veçantë diskutuan për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“LDK-ja, si parti e qendrës së djathtë dhe “Heritage Foundation”, institucion i ndërtimit të politikave konzervative amerikane me ndikim shumë më të gjerë, ndajnë mendime të përbashkëta ideologjike në rregullimin ekonomik, politik e strategjik”, thuhet në njoftim. /Zëri