Ushtaret e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për operacione paqeruajtëse në Abu Dabi

Ushtaret e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për operacione paqeruajtëse në Abu Dabi

Aktuale November 18, 2022 - 16:05

Ushtaret e FSK-së me sukses kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret e FSK-së patën mundësi të ndajnë përvojat më të mira dhe të përfundojnë me sukses trajnimin.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve tona. Ne do të shikojmë mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen me Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e sigurisë dhe në ruajtjen e paqes”, ka shkruar Mehaj. /Zëri