Debat për shëndetësinë, asnjë ministër në seancë

Debat për shëndetësinë, asnjë ministër në seancë

Aktuale November 18, 2022 - 15:08

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për gjendjen në shëndetësi.

Në këtë seancë aktualisht nuk është i pranishëm asnjë nga ministrat e Qeverisë.

Për këtë ka shkruar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se Qeveria nuk e ka parë të rëndësishme të marrë pjesë në këtë seancë.

“Pamje nga Kuvendi i Kosovës. Debati për shëndetësinë nga PDK. Asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm dhe nuk ka ardhë. Kaq për fokusin e tyre në këtë lëmi. Deputetët po flasin me njani-tjetrin. Turp”, shkroi Hoxha.

Ajo ka përmendur faktin se tash e dy muaj nuk është emëruar ministri i ri i Shëndetësisë.

“Atje jashtë tash e dy muaj nuk ka ministër të Shëndetësisë. Shumica e posteve menaxhuese janë me ushtrues detyre. Nuk ka material shpenzues, nuk ka as barna esenciale, lista e pritjes për një shërbim është e gjatë....etj., etj., etj... E si përfundim nuk ka as vëmendje”, shkroi deputetja e PDK-së, duke publikuar edhe pamje nga Kuvendi, ku shihet se në ulëset e ministrave nuk është askush i pranishëm. /Zëri

Image