Hoti për Kurtin: Po rri jashtë Kosovës për t’i dhënë mesazh SHBA-së

Hoti për Kurtin: Po rri jashtë Kosovës për t’i dhënë mesazh SHBA-së

Aktuale November 18, 2022 - 10:10

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar edhe sot kryeministrin Albin Kurti për shkak të targave.

Hoti ka përmendur vizitat e shpeshta të Kurtit, për të cilat ka thënë se po i jep mesazh SHBA-së.

“SHBA-ja ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran”, shkruan Hoti.

Ai përmendi edhe vizitat e zyrtarëve të Policisë së Kosovës me EULEX-in.

“Por drejtorin e Policisë dhe drejtorin e Operacioneve i dërgon te shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë?!”, thotë Hoti.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni. /Zëri