Krasniqi pas takimit me Esocbarin: Shtyrja e vendimit për targa, kërkesë e prerë nga SHBA-ja

Krasniqi pas takimit me Esocbarin: Shtyrja e vendimit për targa, kërkesë e prerë nga SHBA-ja

Aktuale November 18, 2022 - 00:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë detaje shtesë për takimet që po zhvillon në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi foli për takimin që pati me të dërguarin special Gabriel Escobar, ku tha se shtyrja e vendimit për targat, për 10 muaj, është kërkesë e prerë amerikane.

”Ne diskutuam edhe në këtë takim, për nevojën që të ketë një dinamizim të procesit të dialogut”.

”Pashmangshëm diskutuam për situatën në pjesën veriore të vendit, dhe potencialin e përshkallëzimit që partnerët tanë këtu dhe ata në Bruksel, e konsiderojnë shumë real”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Nuk më takon mua të flas në emër të Escobar, por qëndrimet amerikane janë mjaft publike dhe të qarta, kërkesa për shtyrje 10 mujore, është bërë publike, insistimi i tyre vazhdon të jetë, që duhet të ndodhë një shtyrje e tillë, për të mundësuar dialogun që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Ky është një qëndrim i prerë, që kërkojnë që Kosova ta merr seriozisht ditëve në vijim”.