Kurti falënderon deputetët: Buxheti për vitin tjetër do të jetë më shumë për të gjithë
Foto: Laura Hasani

Kurti falënderon deputetët: Buxheti për vitin tjetër do të jetë më shumë për të gjithë

Aktuale November 17, 2022 - 22:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të cilët votuan pro miratimit të buxhetit për vitin 2023.

Ai ka thënë se me këtë buxhet shëndetësia, bujqësia, arsimi janë disa nga prioritetet e Qeverisë së tij, raporton Zeri.info.

Kurti ndër të tjera u zotua se buxheti për vitin tjetër do të jetë më shumë dhe se do të përfitojnë qytetarët.

“Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë”, shkroi ai. /Zëri