Shasha për kthimin e Listës Serbe në Kuvend: Dramë e Vuçiqit për diskurs të brendshëm
Foto: Laura Hasani

Shasha për kthimin e Listës Serbe në Kuvend: Dramë e Vuçiqit për diskurs të brendshëm

Aktuale November 17, 2022 - 20:52

Drejtori ekzekutiv i Institutit “EPIK”, Demush Shasha ka reaguar pas kthimit të Listës Serbe në Kuvend të Kosovës, duke thënë se e gjitha kjo është dramë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për diskurs të brendshëm.

Ai më tej ka thënë se ngjarjet e fundit shpërfaqin mendësinë se si funksionon diskursi politik në Serbi, raporton Zeri.info.

“Nuk ka të vërtet objektive. E vërtet është ajo çfarë Vuçiqi thotë së është e vërtet. Çfarëdo vendimi që merr Vuçiqi e gjithë aparatura shtetërore dhe mediatike aktivizohet për të arsyetuar vendimin e tij. Nuk ka asnjë forcë që sfidon vendimet e tij. Nesër Vuçiqi mund edhe të njoh pavarësinë e Kosovës dhe do të këtë zero reagime në diskursin publik. Krejt e kundërta në fakt: do shpallet për burrështetas të urtë dhe vizionar i cili shpëtoj Serbinë në moment “më të vështira historike”, shkroi ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë betuar dhjetë deputetë të rinj të Listës Serbe të cilët janë zëvendësuar pas largimit të deputetëve të vjetër nga Kuvendi. /Zëri