KMDLNJ-ja për sulmin ndaj gazetarit në veri: Përgjegjës edhe EULEX-i për mosreagim

KMDLNJ-ja për sulmin ndaj gazetarit në veri: Përgjegjës edhe EULEX-i për mosreagim

Aktuale November 17, 2022 - 16:17

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit-kameramanit Jetmir Muji, pasi gjiroi një skenë ku dyshohet se disa serbë rrëmbyen një shqiptar të cilin e rrahën e pastaj e hudhën në rrugë.

KMDLNJ-ja ka reaguar për faktin se disa karabinierë së bashku me policët e EULEX-it kanë parë këtë skenë, por s’kanë reaguar fare, shkruan Zeri.info.

“KMDLNJ-ja e dënon këtë sulm ndaj qytetarit sikur edhe ndaj kameramanit të Insajderit si përpjekje për të penguar punën e gazetarëve në kryerjen e mandatit që e janë; informimi objektiv dhe profesional i opinionit për ngjarjet që paraqesin interes për qytetarët. KMDLNJ-ja e bënë përgjegjëse policinë e EULEX-it dhe karabinierët që kanë marrë përgjegjësi shtesë që në këtë pjesë të Kosovës shkaku se Policia e Kosovës i ja mundësitë e kufizuara , të garantojë siguri për të gjithë qytetarët sikur edhe të krijojë kushte të sigurta për punën e papenguar të mediave e që qartazi nuk e ka bërë”, thuhet në reagim.

Pas kësaj KMDLNJ-ja ka kërkuar nga Policia që ta hetojë rastin dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme. /Zëri