FSK-ja shënon rekord, 2547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti

FSK-ja shënon rekord, 2547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti

Aktuale November 17, 2022 - 13:40

2547 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar jashtë vendit gjatë një viti.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë në fushën e trajnimeve, po ngremë në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj.