Krasniqi takon Walkerin në Washington: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik për Kosovën

Krasniqi takon Walkerin në Washington: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik për Kosovën

Aktuale November 17, 2022 - 13:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar edhe mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin historik të Walkerit për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të”, shkroi kreu i PDK-së. /Zëri