Berishaj e mohon aferën korruptive: E kam paditur portalin slloven, s’kam pushkë për mediat e Kosovës
Foto:Laura Hasani

Berishaj e mohon aferën korruptive: E kam paditur portalin slloven, s’kam pushkë për mediat e Kosovës

Aktuale November 17, 2022 - 12:53

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se e ka paditur portalin slloven që raportoi se ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN” dhe se ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Berisha ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

“Ka qenë një prononcim i një portali, i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni. Qysh nga mosha 16-vjeçare kam qenë atje dhe njihem me të gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar. E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë më shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lubjanë atë portal, i cili ka shpifur për mua, sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me folë gjithçka për një person”, tha ai.

“Asnjë televizion nuk është marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë të shkruajnë gjithçka”, tha tutje Berisha. /EO