Betohen deputetët e rinj të Listës Serbe
Aktuale
November 17, 2022 - 10:28
Në seancën e sotme kanë dhënë betimin deputetët e rinj të Listës Serbe, raporton Zeri.info.
Me kërkesë të Kuvendit dhe në bazë të rekomandimit të KQZ-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka nxjerrë vendimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
10 deputetët e rinj kanë dhënë sot betimin në Kuvendin e Kosovës, ku 9 prej tyre janë nga Lista Serbe, raporton Zeri.info.
Emrat e deputetëve të rinj:
Millan Kostiq – Lista Serbe
Zoran Maksimoviq – Lista Serbe
Olivera Zdravkoviq – Lista Serbe
Millan Joksimoviq – Lista Serbe
Ksenja Bezoviq – Lista Serbe
Rados Mihajloviq – Lista Serbe
Nenad Radenkoviq – Lista Serbe
Sfetislav Jokiq – Lista Serbe
Biljana Maksiq – Lista Serbe
Sfetko Velkoviq – GIZPO.