Pa praninë e mediave, diskutohet projektligji për pensionet e policëve

Pa praninë e mediave, diskutohet projektligji për pensionet e policëve

Aktuale November 17, 2022 - 10:16

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur sot për ta shqyrtuar në parim Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës, me autorizim policor.

Edhe pse në mungesë të kuorumit, Komisioni ka vazhduar shqyrtimin e projektligjit në fjalë.

Shqyrtimi i këtij projektligji ka vazhduar të mbahet pa praninë e mediave.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se anëtarët në mungesë të kuorumit do të diskutojnë pa media disa detaje për Projektligjin. /klankosova