Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Komisioni për Energji

Ambasadori Martin Berishaj intervistohet nga Komisioni për Energji

Aktuale November 17, 2022 - 09:23

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot, me fillim në orën 11:30, do të mbajë mbledhje.

Në rend dite është intervistimi i Martin Berishajt, ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci.

Ndryshe, Komisioni Hetimor i Energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës, raporton RTKlive.

Ndryshe, Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj kryesues, Ferat Shala zv.kryesues, Abelard Tahiri anëtar, Besian Mustafa anëtar, Pal Lekaj anëtar, Artan Abrashi anëtar, Enver Haliti anëtar, Jeta Stratovci anëtare, Mimoza Kusari-Lila anëtare, Adem Hoxha anëtar dhe Fridon Lala anëtar.