Rama sot, në Serbi

Rama sot, në Serbi

Aktuale November 17, 2022 - 09:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mundësitë e investimit në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, në Serbi.

Në Konferencën Rajonale do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, transmeton Zeri.info.

Nga Presidenca serbe kanë njoftuar se është planifikuar një konferencë e përbashkët për media për pjesëmarrësit e konferencës.

Konferenca organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji – BeH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë. /Zëri