Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel

Këshilltarja politike e Kurtit për Preshevë takohet me ambasadorin e Kosovës në Bruksel

Aktuale November 17, 2022 - 08:52

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel Agron Bajramin, me të cilin ka biseduar pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane”, ka thënë Sinani.

Ajo ka theksuar se harmonizimi i standardeve të të drejtave të komuniteteve joshumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre dhe jo vetëm.

“Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim”. /express