Kjo lulëkuqe mund të bëhet simbol unik në Kosovë: Kërkesa u shkon Osmanit, Kurtit, Konjufcës e deputetëve

Kjo lulëkuqe mund të bëhet simbol unik në Kosovë: Kërkesa u shkon Osmanit, Kurtit, Konjufcës e deputetëve

Aktuale November 17, 2022 - 08:29

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u është drejtuar me një kërkesë institucioneve të Kosovës, presidentes, Qeverisë, Kuvendit, deputetëve, si dhe partive politike, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

“Pas konsultimeve të shumta, qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur’ mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar”, thuhet në kërkesën e kësaj qendre drejtuar institucioneve të vendit. /express

Image