Kuvendi mban seanca, në rend dite buxheti

Kuvendi mban seanca, në rend dite buxheti

Aktuale November 17, 2022 - 08:06

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës, e cila pritet të fillojë në orën 10:00.

Në rend të ditës pritet të jenë katër pika.

Në mesin e tyre do të jetë edhe diskutimi i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës.

Rendi i plotë i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. /Zëri