Musliu i reagon Limajt për PDK-në: Matemi kur të duash Çelik
Foto: Laura Hasani

Musliu i reagon Limajt për PDK-në: Matemi kur të duash Çelik

Aktuale November 16, 2022 - 22:24

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajt, për deklaratën e tij se është "PDK më shumë se krejt anëtarët e këtij subjekti".

”Matemi kur të duash Çelik”, shkruan Musliu një dedikim të saj, ndërsa ndan edhe një fotografi të ish-bashkëpartiakut të saj, Fatmir Limajt.