Krasniqi takon përfaqësuesit e NDI dhe IRI në Washington: Vizioni i PDK-së për gratë dhe rininë u vlerësua lartë

Krasniqi takon përfaqësuesit e NDI dhe IRI në Washington: Vizioni i PDK-së për gratë dhe rininë u vlerësua lartë

Aktuale November 16, 2022 - 22:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Washtington DC, sot ka zhvilluar takime edhe në Institutin Nacional Demokratik (NDI) dhe Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Krasniqi, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook i ka vlerësuar këto dy Institute me të cilat PDK bashkëpunon për një kohë të gjatë, si organizatat më të rëndësishme për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, përmes asistencës konkrete që u japin partive politike.

"Si Institute të cilat merren shumë me rritjen e rolit qytetar në procesin politik, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, bashkë diskutuam për nismat e fundit të PDK-së që kanë të bëjnë pikërisht me këto dy kategori", shkruan ai, përcjell “Zeri.info”.

Lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Washington do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë dhe personalitete me rëndësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Zëri