Abdixhiku shkon në Kongresin amerikan, pritet nga republikani Aderholt

Abdixhiku shkon në Kongresin amerikan, pritet nga republikani Aderholt

Aktuale November 16, 2022 - 21:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është duke vazhduar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Kongresin amerikan me kongresmenin republikan, Robert Aderholt, përcjell “Zeri.info”.

“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është falënderues për kontributin që kongresitët e kanë dhënë në momente në të ndryshme dhe se për mbështetje të tillë Kosova ka nevojë edhe sot. /Zëri