“Fajin për viza e kanë qeveritë e kaluara”
Foto: Zëri / Arkiv

“Fajin për viza e kanë qeveritë e kaluara”

Aktuale November 16, 2022 - 21:40

Analisti Blerim Gashi mendon se fajin për mosliberalizimin e vizave e kanë qeveritë e kaluara dhe liderët që kanë qeverisur Kosovën.

‘Mosliberalizimi i vizave ka qenë një mashtrim politik i elitave politike të mëparshme. Mua më dhemb që edhe kjo e tanishmja e ka si mos ta quaj mashtrim, por e ka si përdorim politik momental, si shpëtim e mirënjohje”, tha Gashi në Kanal 10.

Ndërkaq, sot u raportua se të paktën dy shtete, duke përfshirë këtu edhe Spanjën se kanë penguar propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, konfirmoi se “janë disa pyetje që duhen sqaruar”.

Radio Evropa e Lirë, duke u thirrur në burime ka raportuar se sot ka skaduar afati që vendet e BE-së, që me procedurën e heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca.