Presidenti austriak: E mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrugën drejt BE-së

Presidenti austriak: E mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrugën drejt BE-së

Aktuale November 16, 2022 - 18:56

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, tha se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka theksuar se Kosova duhet të punojë sa më shumë që të ketë rezultate sa më të mira në procesin e dialogut.

“E mirëprita presidenten Vjosa Osmani sot. Patëm diskutime të sinqerta dhe të gjera për sfidat aktuale, zhvillimet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe Austri-Kosovë”.

“Austria e mbështet plotësisht Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke përfshirë liberalizimin e vizave. Është edhe më e rëndësishme që Kosova të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur rezultate pozitive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Van der Bellen.