Krasniqi para takimeve zyrtare në Washington bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit

Krasniqi para takimeve zyrtare në Washington bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit

Aktuale November 16, 2022 - 18:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se ka nderuar ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të Arlingtonit.

“Faleminderit mijëra ushtarëve amerikanë të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjerash. /Zëri