Ushtari i FSK-së lë uniformën, arsye paga dhe shumë parregullsi të tjera

Ushtari i FSK-së lë uniformën, arsye paga dhe shumë parregullsi të tjera

Aktuale November 16, 2022 - 13:28

Kumanovë Shala ka lënë uniformën e FSK-së, për, siç ka thënë, për shkak të shumë parregullsive dhe mospërkrahjes nga shteti.

Ai ka treguar se po e lë FSK-në pas tre vjetësh shërbimi dhe do të nisë një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë.

“Sot, më datën 14.11.2022, pas tre vjetësh rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut… falë dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Forcës së Sigurisë së Kosovës javën e kaluar i janë bashkuar 311 rekrutë të rinj, ndërsa çdo vit largohen dhjetëra të tjerë dhe emigrimi është një nga arsyet më të shpeshta që të rinjtë braktisin ushtrinë. /Zëri

Image
Kumanovë Shala