Bota e matur në reagime për raketën në Poloni, Gërvalla kritikohet për deklaratën

Bota e matur në reagime për raketën në Poloni, Gërvalla kritikohet për deklaratën

Aktuale November 16, 2022 - 09:22

Liderët dhe qeveritë botërore po bëjnë thirrje për qetësi dhe maturi, pasi një raketë mbrëmë ra një Poloni, duke lënë të vdekur dy persona.

Më herët Franca kërkoi “kujdes maksimal” në vlerësimin se nga erdhi raketa.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha gjithashtu se nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia.

Sunaku i Britanisë së Madhe nuk ka ofruar vetë një opinion publik se kush ishte përgjegjës, transmeton Zeri.info.

Edhe vende të tjera dhënë reagimin e tyre.

Presidenti i Estonisë Alar Karis i tha BBC-së Estonia e pa këtë si një incident të izoluar, por tha se lufta duhej të ndalohet sa më shpejt që të ishte e mundur

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai respektonte deklaratën e Rusisë që mohonte se qëndronte pas incidentit dhe besonte se Moska "nuk kishte të bënte me të".

Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha se është e rëndësishme të dihen detajet e incidentit dhe të "veprohet në përputhje me rrethanat".

Ndërkohë, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se përfaqësuesit e G7-ës dhe NATO-s ishin të gatshëm për të ndihmuar Poloninë në hetimin e saj.

Kina gjithashtu ka bërë thirrje për qetësi pas shpërthimit të raketës që vrau dy persona në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning tha në një konferencë për media tha se në situatën aktuale “të gjitha palët përkatëse duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e situatës”.

Kosova akuzoi Rusinë

“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse”, kështu ka nisur një reagim i kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla, pak minuta pasi u raportua për raketën e rënë në Poloni, transmeton Zeri.info.

Gërvalla tutje kërkoi nga BE-ja që të ndalë Putinin përpara se të sjellë luftën në gjithë kontinentin.

“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. BE-ja duhet të veprojë shumë më e vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin”, shkroi Gërvalla në Twitter.

Deklarata e Gërvallës ka nxitur reagime të shumta në postimin në Twitter, ku shumë komentues e kanë konsideruar si të pamatur reagimin që ka bërë. /Zëri