Pas sulmit raketor në Poloni, Osmani: Solidarizohemi me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s

Pas sulmit raketor në Poloni, Osmani: Solidarizohemi me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s

Aktuale November 15, 2022 - 23:21

Pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë brenda territorit të Polonisë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se “ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”.

“Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka thënë Osmani.