Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama

Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama

Aktuale November 15, 2022 - 22:39

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas rënies së dy raketave ruse në Poloni. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai është drejtuar homologut të tij polak Mateusz Moraëiecki duke i thënë se Polonia ka mbështetjen e Shqipërisë.

“Mateusz Moraëiecki Shqipëria është seriozisht i shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”- shkruan ai në Twitter. Dy persona kanë vdekur në Poloni pasi dy raketa me origjinë ruse ranë pranë kufirit të vendit me Ukrainën.

Raketat ranë në qytetin Przewodów, duke rezultuar në përplasjen e avionëve ushtarakë polakë, sipas mediave lokale. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.