Tahiri: Kurti po shëtitet, s’erdhi në interpelancë për situatën në veri
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kurti po shëtitet, s’erdhi në interpelancë për situatën në veri

Aktuale November 14, 2022 - 18:41

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mospjesëmarrje në interpelancë rreth situatës në veri të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se partia e tij ka ftuar në interpelancë kreun e ekzekutivit, por siç theksoi ai, kryeminsitri ka pasur agjendë të ngjeshur me udhëtimet jashtë shtetit, shkruan “Zeri.info”.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, ngrita shqetësimin për situatën aktuale në veri të vendit. Nisur nga kjo gjendje, AAK ka ftuar në interpelancë kryeministrin Kurti me katër pika diskutimi. Mirëpo, siç po shihet, për kryeministrin agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve. Në mungesë të tij, nuk arritëm të dakordojmë një datë të caktuar për mbajtjen e një interpelance këtë javë”, ka shkruar ndër të tjerash Tahiri. /Zeri.info