Rikthehet në funksion B2-shi i KEK-ut

Rikthehet në funksion B2-shi i KEK-ut

Aktuale November 14, 2022 - 13:55

Ka përfunduar me sukses revizionimi i Njësisë B-2 të KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të Njësisë B-2 në TC “Kosova B”.

“Për më tepër, Njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8-ditor) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022, në orën 21:40”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Zëri