Osmani uron presidenten e sapozgjedhur të Sllovenisë

Osmani uron presidenten e sapozgjedhur të Sllovenisë

Aktuale November 14, 2022 - 12:52

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Në urimin e saj, presidentja Osmani ka thënë se mirëpret të punojë ngushtë për të forcuar partneritetin e palëkundur me Slloveninë.

“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mirëpres të punoj ngushtë me ju për të forcuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike", thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Natasha Pirc Musar fitoi të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bërë presidentja e parë grua e këtij vendi. /Zëri