Kurti: Në Forumin Ekonomik të Vjenës do të argumentoj se Kosova është qendra ideale për të investuar

Kurti: Në Forumin Ekonomik të Vjenës do të argumentoj se Kosova është qendra ideale për të investuar

Aktuale November 14, 2022 - 09:15

Sot në Austri do të mbahet Forumi i 19-të Ekonomik i Vjenës.

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë Forum, ndërsa ka thënë se gjatë këtij eventi do të argumentojë se Kosova është qendra ideale për investime, transmeton Zeri.info.

“Sot në mëngjes do të mbaj fjalimin kryesor në Forumin e 19-të Ekonomik të Vjenës. Do të argumentoj se Kosova është qendra ideale në rajonin e EMENA-s për të investuar dhe se vlerat demokratike dhe rritja e qëndrueshme socio-ekonomike shkojnë paralelisht”, shkroi Kurti në Twitter.

Kurti do të mbajë fjalim në sesionin “Sigurimi i zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe si të menaxhohet sfida”. /Zëri