Mehaj pas shpërthimit në Turqi: Me vullnet dhe forcë lutemi ta kaloni edhe këtë sfidë

Mehaj pas shpërthimit në Turqi: Me vullnet dhe forcë lutemi ta kaloni edhe këtë sfidë

Aktuale November 13, 2022 - 21:19

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur i tronditur pas sulmit që ka ndodhur gjatë ditës së diele në Turqi.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se humbja e jetëve të qytetarëve turq dhe plagosja e shumë të tjerëve se është një lajm i hidhur, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë

Të tronditur morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetrave të qytetarëve turq, dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.

Në emrin tim, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK- së, shprehim dhimbjen, ngushëllimet e thella dhe solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, Ministrin Akar, Ministrinë, gjithë ushtarakët e forcave turke dhe gjithë popullin turk.

Me vullnetin dhe forcën tuaj lutemi t'a kaloni edhe këtë sfidë të rëndë.

Shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë ekipeve të emergjencës!