Pas shpërthimit, Konsulata e Kosovës në Stamboll publikon numrin emergjent
Foto:Reuters

Pas shpërthimit, Konsulata e Kosovës në Stamboll publikon numrin emergjent

Aktuale November 13, 2022 - 16:52

Pas shpërthimit në Stamboll, Ambasada e Kosovës në Ankara ka vënë në dispozicion një numër kontaktues emergjent të Konsullatës në Stamboll për qytetarët e Kosovës që gjenden në shtetin turk.

“Përfaqësit diplomatik të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani nga ky shpërthim kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagusru 53, përderisa ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi. /Zeri.info